VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen me fanellën e Beshiktashit, shënon një super gol nga distanca

19/04/2024 20:35

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol me Beshiktashin në Turqi. Ai ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 18-të të ndeshjes përballë Ankaraguçu.

Pas një pasimi jashtë zonës së skuadrës kundërshtare, Muçi ka goditur drejt portës me të majtën e tij duke shënuar një super gol nga distanca.

Ky është goli i tretë që Ernest Muçi ka shënuar në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit.

Top Channel