Vendosën tritol në banesën e një personi, arrestohet 27 vjeçari në Vorë, në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

19/04/2024 16:06
Arrestimi i 27 vjeçarit Oltion Çeça në Vorë

Një 27 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Vorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, ka vendosur tritol në banesën e Elton Andreicës.

Në pranga ka rënë i riu Oltion Çeça ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij A.D, 27 vjeç. Po ashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi municioni luftarak dhe veshje që autorët e dyshuar i kanë përdorur gjatë ngjarjes së ndodhur më 19 shkurt të këtij viti. Ndërsa ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes që i kanë shtyrë të rinjtë drejt një veprimi të tillë kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Top Channel