U fut vetëm për penalltinë, gabimi i Bonuccit fatal për Fenerbahcen

19/04/2024 13:04

Fenerbahce pësoi një eliminim të dhimbshëm nga Olympiacosi në çerekfinalet e Conference League.

Skuadra greke avancoi mes katër skuadrave më të mira falë goditjeve të penalltive.

3-3 ishte rezultati i përgjithshëm i dy dueleve, teksa lotarinë nga pika e bardhë e fitoi ekipi nga Pireu. Që iu fal tri pritjeve të Konstantinos Tzolakis për t’u kualifikuar.

Portieri 21-vjeçar grushtoi goditjet e Dusan Tadic, Cengiz Under dhe Leonardo Bonuccit. Pikërisht ky i fundit, i njohur si gjuajtës i mirë i penalltive, u fut në fushë në minutën e 120+2’.

Thjesht për të goditur penalltinë, por dështoi duke mos arritur të mposhtte “gardianin” grek. Gafë që rezultoi fatale, pasi Olympiacosi nisi festën pas gabimit të mbrojtësit italian.

Dy gjysmëfinalet e Conference League janë Aston Villa-Olympiacos dhe Club Brugge-Fiorentina.  /Supersport

Top Channel