Milani u mposht përsëri nga Roma, duke i dhënë fund në çerekfinale rrugëtimit në Europa League.

Edhe pse për një orë në superioritet numerij, kuqezinjtë nuk evituan dot humbjen 2-1 në “Olimpico”.

Trajneri Stefano Pioli u shfaq i sinqertë në deklaratën pas ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e De Rosssit e meritoi kalimin në gjysmëfinale.

Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin.

Çfarë na mungoi? Cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar“, theksoi trajneri i Milanit.

Që tashmë duhet të përqendrohet te derbi i fundjavës ndaj Interit. Me zikaltrit që janë një fitore larg titullit dhe yllit të dytë në fanellë./ SuperSport

Top Channel