Ra nga vinçi teksa punonte, humb jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit
19/04/2024 16:48
Ka humbur jetën në spital punonjësi i bashkisë së Elbasanit, i cili u rrëzua nga vinçi teksa po ndërronte llampat elektrike të shtyllave të ndriçimit
Rreth orës 12:00, E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, u rrëzua dhe u dërgua në spital, por nuk ia doli dot të shpëtonte.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel