Kryetarja e OSBE në Shqipëri ia thotë në sy Metës: Mbështesim SPAK, gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush!

19/04/2024 17:07

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Përmes një reagimi në Twitter, kryetarja e OSBE në Shqipëri shprehet se pas komenteve të Metës për gjyqësorin, gjeti rastin të shprehej se drejtësia është e pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush.

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, në X:

U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.

Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA