
26/02 08:48
Nga tonet e larta, akuzat dhe “përplasje”, Ilir Meta është “zbutur” gjatë fjalës së tij në mbledhje e Komitetit Drejtues të PL kur fliste për Monika Kryemadhin dhe largimin e saj nga partia.
Meta u shpreh se askush nuk duhet të ketë hallin e Kryemadhit, teksa kujtoi se ajo është deputete e Fierit dhe se “do ta tundë”.
“Tani për ata që kanë hallin e Monës… Ça ka Mona? Mona është zemra jonë, yll bote!
Askush të mos qajë hallin, është deputete e Fierit, dhe besoj se do ta tundi në të ardhmen për Fierin. Mona ka eksperiencë të shkëlqyer. Pas statutit mund të votohet…”, tha Meta.
Top Channel