Evropianët kujdesen më shumë për elefantët sesa për njerëzit, thotë presidenti i Botsvanës (fotot)

19/04/2024 16:44

Perëndimorët i shikojnë elefantët si kafshë shtëpiake, tha sot Mokgweetsi Masisi, qeveria e të cilit ka kërcënuar të dërgojë 30,000 elefantë në Gjermani për të demonstruar rreziqet e tyre ndaj vendasve.

Presidenti Botsvanës shtoi më tej se “shumë evropianë vlerësojnë më shumë jetën e elefantëve sesa të banorëve që jetojnë pranë tyre”, mes debatit për ndalimin e mundshëm të gjuetisë së trofeve për klientë luksi në rezervatet afrikane.

Botsvana kishte deklaruar më herët se do të dërgojë 30,000 elefantë në Britani dhe në Gjermani, pasi dy vendet evropiane kishin propozuar që ata të ndalonin ‘gjuetinë e trofeve’, ku kafshët e egra vriten me autorizim nga zyrtarët në këmbim të pagesave të konsiderueshme nga vizitorët perëndimorë.

Por gjuetia e luksit me pagesë është një burim të ardhurash për vendet dhe presidenti Masisi tha se kjo do të varfëronte njerëzit në vendin e tij.

Ai shtoi se numrat e elefantëve ishin shtuar shumë prej politikave të mbrojtjes, dhe gjuetia ishte një formë e mbajtjes së numrave te tyre nën kontroll.

Elefant i vrare nga gjuetia e jashteligjshme ne Botsvana

Duke folur me të përditshmen Bild, Masisi kishte thene se gjermanët “duhet të jetojnë bashkë me kafshët para se t’i tregojnë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë”.

“Ne jemi qenie njerëzore ndërsa evropianët, sikur të jetonin mes elefantëve siç bëjmë ne, do të përgjigjeshin në të njëjtën mënyrë, ose ndoshta do të ishin më brutalë, sepse ata kanë një kulturë armësh më të fortë se ne”, tha më tej presidenti.

“Imagjinoni … sikur të ishit duke mbledhur dhitë në mbrëmje, dhe hasni një elefant që vjen drejt teje. Atij nuk i shpëton dot. Ai të shtyp si një patate, dhe po përdor këtë shprehje që ta kuptojnë ata që ‘peshk me patate’ apo ‘pure patatesh’,” shtoi Masisi duke iu referuar anglezëve.

Botsvana besohet se strehon një të tretën e popullatës së elefantëve të botës, në një numër rreth 130,000, që sipas tyre është më shumë nga sa kanë hapësirë për të mbajtur.

Masisi tha me heret se tufat kanë shkaktuar dëme në të mbjella dhe lëndime ndaj rezidentëve.

Botsvana ka transferuar më parë 8,000 elefantë në Angolën fqinje, dhe ka ofruar qindra të tjerë për Mozambikun, me qëllim reduktimin e popullatës së kafshëve gjigante.

“Prandaj ne ofrojmë këtë si dhuratë dhe për Gjermaninë,” tha Masisi duke shtuar madje se nuk pranon refuzim si përgjigje.

Edhe ministri i botës së egër të Botsvana, Dumezweni Mthimkhulu kërcënonte muajin e shkuar të dërgonte 10,000 elefantë në parkun Hyde Park në qendër të Londrës, në mënyrë që “britanikët të kuptonin sesi është të jetosh pranë tyre”.

FOTO GALERI
2/3
Masisi shtoi se numrat e elefantëve ishin shtuar shumë prej politikave të mbrojtjes, dhe gjuetia ishte një formë e mbajtjes së numrave te tyre nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA