Deputeti demokrat Dashnor Sula ngre shqetësimin se Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, pas denoncimit që bëri pak ditë më parë për qumështin që sipas tij vjen nga Hungaria, këtë herë është ndalur në një tjetër aspekt.
Ai shprehet se “numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegtorët në Shqipëri po bie me ritme shumë të larta”.
Reagimi i plotë:
Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase!
Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e po ikin në emigrim. Jo se dëshirojnë të ikin por për shkak se përballen me konkurencë të pabarabartë. Qumështi i tyre koston më shumë sesa ai që vjen nga Hungaria (pavarësisht rrugës së gjatë) sepse në Shqipëri dora e shtetit nuk ndihet për ti ndihmuar por për ti fundosur.
📍Me faktet e institucioneve të kësaj qeverie sot dua të denoncoj një tjetër fenomen.
🐑🐏Numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegëtorët në shqipëri po bie me ritme shumë shumë të larta. Ndërkohë tregun vendas po e zapton Greqia, Hungaria, Kosova e vendet e tjera të ballkanit.
Kemi qindra e mijëra shqiptarë që kanë emigruar në Greqi prej dekadash. Detyrohen punojnë në stanet e greqisë, larg vendlindjes së tyre. Arrijnë supër rezultate në vend të huaj, ndërsa në Shqipëri nuk arrijnë të mbijetojnë. Sigurisht kjo jo për fajin e tyre por politikave të qeverisë.
Të dhënat e INSTAT për tregtëtinë e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.
Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.
Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.
Ëhstë e pakonceptueshme që një vend me kaq njerëz punëtorë e fisnik që ka Shqipëria, me fushat e myzeqesë, dumresë, me alpet e veriut të importojë mish të ngrirë nga jasht vendit ndërkohë që mund të konsumonim mishin e freskët, qumështin e freskët nga fermat tona.
Turistët që vijnë në Shqipëri duan të provojnë produktet vendase sepse ndryshe skanë pse vijnë deri në shqipëri për të konsumuar mishin e qingjit që rritet në shtetin grek e pret disa kohë në frigorifer dhe bën mijëra kilometra në kushte që nuk dihet se si për të ardhur deri në vendin tonë.
#MbëhstesniFshatin #MbështesniProdhiminVendas
Top Channel