Vrau gruan dhe u dënua me burg të përjetshëm, reagimi i Babis Anagnostopoulos kur mori vesh se vajza e tij mori mbiemrin e nënës së saj

18/04/2024 08:50

Në mediat greke ka bërë bujë deklarata e Babis Anagnostopoulos, kur mori vesh se vajza nuk do mbajë më emrin e tij, por do marrë mbiemrin e së ëmës që u vra prej tij.

Sipas TheNewspaper.gr, Babis Anagnostopoulos u shpreh: Unë dua më të mirën për vajzën time, kam besim të plotë tek gjyshja e saj. Familja e Caroline e cila u vra nga Babis, dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga babai i tij Ndryshimi i mbiemrit të të miturës Lydia ishte akti përfundimtar në vendimin e nënës së Caroline për ta shkëputur fëmijën nga familja atërore e Babis Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj

Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur nga Filipinet procedurat për ndryshimin e mbiemrit që mban tashmë vajza e saj Caroline.
“Procesi përfundoi dhe vajza e vogël mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi”, tha për protothema.gr  avokati i familjes së Carolinës, z.Tanasis.

Sipas avokatit , gjyshja e Lidias së vogël nuk dëshiron që fëmija të ketë lidhje me Greqinë për këtë arsye këmbënguli në ndryshimin e mbiemrit.

Në shtator 2023, Gjykata e Apelit e Jurisë së Përzier e Athinës e dënoi Babis Anagnostopoulos me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs dhe me 11.5 vjet burg për vrasja e qenit të familjes, denoncimi i rremë dhe më pas dëshmia e rreme. Ai  është dënuar edhe me 21 mijë euro gjobë.

Rreth dy vite më parë ai kishte tentuar të kontaktonte me fëmijën dhe familjen e Caroline, por pa rezultat dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë komunikim me Lidian e vogël. Gjithashtu edhe prindërit e Babis Anagnostopoulos nuk kanë më kontakt me mbesën e tyre.

Top Channel