Nuk ka pasur surpriza në përballjet e dyta të fazës së çerekfinaleve në Europa League mbrëmjen e sotme.
Roma ka arritur të kualifikohohet në gjysmëfinale duke mposhtur lehtësisht Milanin me shifrat 2-0, duek e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-0. Kuqezinjtë siguruan kualifikimin që në pjesën e parë me golat e Mancinit dhe Dybalas në minutat 12 dhe 22. Ndërsa në minutën 31, Çelik la skuadrën me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Milan tentoi të kundërpërgjigjej por arriti të shënonte vetëm një herë me anë të Matteo Gabbias në minutën 85 të ndeshjes.
Nga ana tjetër, Liverpool nuk arriti të realizonte përmbysjen e madhe kundër Atalantës, skuadrës që i mundi me rezultatin 3-0 në Anfield.
“The Reds” arritën të shënonin vetëm një herë me anë të Salah në minutën 7 të ndeshjes nëpërmjet penalltisë. Për të parë videon e golit të Salah, kliko KËTU.
Top Channel