Për sa vite mund të qëndrojnë gjallë njerëzit? Shkenca tregon përgjigjen befasuese…

18/04/2024 07:46

Nëse keni menduar ndonjëherë për numrin e viteve që njerëzit mund të jetojnë, përgjigja mund t’ju surprizojë.

Megjithse shumë insistojnë se mund të jetojnë përgjithmonë, të gjithë njëherë vdesin.

Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dekurajohemi nga idea për të qëndruar sa më gjatë në jetë. Sipas librit të rekordeve Guinness personi më i vjetër në botë është britanikja Maria Branyas Morera e cila me moshën 117 vjeçare ka kaluar dhe burrin më jetëgjatë në jetë që është 111 vjeç.

Bazuar në faktin se sipas statistikave njerëzit po jetojnë më gjatë se më herët, shkencëtarët kanë dhënë së fundmi një përgjigje mbi pyetjen se “për sa kohë do të jetë e mundur të qëndrohet në jetë”.

Richard Faragher, profesor në Universitin e Brighton në Britani, shkruan në studim se para vitit 1921 është demonstruar se mosha deri në 105 vjec ishin të mundshme.

Duke llogaritur limitet e jetëgjatësisë deri tani të gjitha limitet janë tejkaluar, si për shembull gruaja që arriti moshën 122 vjet e 164 ditë, Jeanne Calment e cila vdiq në 1997, rekordi të cilës ende nuk është tejkaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA