Ditën e sotme, teksa Meritoni dhe Françeska kanë qenë së bashku në oborr, kjo e fundit e ka pyetur Meritonin nëse do donte që të pajtohej me Romeon.
Sipas tij, nuk është aspak problem, nëse gjakrat qetësohen, do të pajtohej, pasi në fund të fundit, secili ka dhënë mendimin e vetë për një situatë të caktuar.
Françeska: A do ti të pajtohesh me Romeon?
Meritoni: Nuk ka të bëjë me pajtesën.
Françeska: Unë po të pyes si Françeska, shoqëri midis nesh, jo për lojë. Do të pajtohesh?
Meritoni: Në momentin që ulen gjakrat, nuk kam pse të diskutoj.
Françeska: Ashtu është, s’ke pse i bie kot.
Meritoni: Unë kam dhënë një mendim, ai ka dhënë një mendim, ndoshta ka qenë një mendim i njëjtë, ata e kanë marrë sikur po luajmë bashkë, a kupton? Janë ulur gjakrat në këtë shtëpi, siç ndodhi më herët, ditën e festës së beqarisë, me Eglën që pastaj erdhi më drejtoi gishtin si përndjekës. A e kupton? Ulen gjakrat, unë kam patur disa mendime, ai ka patur disa mendime të veta dhe ka menduar se po luajmë ping-pong.
Top Channel