Deklaratat e Dumanit dhe Çelës se institucionet shtetërore nuk denoncojnë korrupsionin, diplomati amerikan: Shumë njerëz nuk e ngrenë zërin kur shohin keqqeverisje, por…

18/04/2024 18:57
Wisner dhe Dumani

I ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner në një intervistë për Zërin e Amerikës foli edhe për raportet e prezantuara nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela të cilët theksuan se institucionet publike nuk denonconin rastet e korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri. Një deklaratë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, nxori në pah një fakt shqetësues sipas tij, që vitin e kaluar, institucionet publike kishin bërë vetëm 12 referime për raste korrupsioni. Një problematikë të tillë e ngre dhe Prokuroria e Përgjithshme. A nuk ngre kjo pikëpyetje serioze për angazhimin e institucioneve kundër korrupsionit?

David Wisner: Kam menduar shumë se pse Z. Dumani e tha këtë, pse Prokurori i Përgjithshëm tha diçka të ngjashme. Është një sfidë e vërtetë. dhe mendoj se një shqetësim është që shumë njerëz nuk ndjejnë se mund të ngrihen dhe të ngrenë zërin për atë që duan kur shohin keqqeverisje apo korrupsion apo shkelje nga çdo krah, por mendoj se ajo që është vërtet e rëndësishme është që të vazhdojmë të këmbëngulim për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur, për t’i ndërtuar këto institucione, për t’u afruar me aspiratat e popullit shqiptar. Dhe ne jemi shumë të emocionuar të vazhdojmë në këtë rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA