Ancelotti: Mbrojtja e vetmja mënyrë ndaj Cityt, çfarë më tha Guardiola

18/04/2024 12:13

Reali i Madridit nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta.

Dhe më pas djemtë e Carlo Ancelottit u treguan më të saktë te penalltitë, duke eliminuar Manchester Cityn, kampionët në fuqi.

Një kualifikim drithërues në gjysmëfinale (hera e 17-të) për rekordmenët e Championsit, që do të përballen me Bayern Munich. Ancelotti vlerësoi sakrificën e lojtarëve të tij në deklaratën pas kualifikimit, ku ndër të tjera tha:

Rezultat i madh, i marrë me sakrifica të shumta. Ishim shumë mirë në aspektin mbrojtës, nuk kishim mënyrë tjetër për të luajtur këtu.

Tentuam t’u bllokonim hapësirat Cityt, pasi De Bruyne dhe Bernardo Silva mund të na shkaktonin probleme. Nuk ishte e thjeshtë të mbroheshim për 120 minuta”, theksoi italiani.

Në fund një koment për bisedën me Guardiolën në fund të ndeshjes dhe Bayern Munich, pengesa e fundit për mbërritur në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor).

Pepi më komplimentoi dhe më uroi fat për në vazhdim. Vitin e kaluar ishte radha e tyra, tani është radha jonë. Ata janë një skuadër e madhe.

Nuk ishte e lehtë të kualifikoheshim këtu. Tani na presin dy gjysmëfinale interesante ndaj Bayernit”, theksoi Ancelotti. /Supersport

Top Channel