Sekuestrohen 2000 fara kanabisi, momenti kur policia shtrin në tokë dhe i vë prangat 47-vjeçarit në Vaun e Dejës

17/04/2024 09:23

Një 47-vjeçar ra në prangat e policisë në Vaun e Dejës, pasi shiste fara kanabisi.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën  2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.

“Si rezultat i një hetimi disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step””, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel