Milioneri dënohet për gjestin e hedhjes së parave në ajër në festën në Nigeri (fotot)

17/04/2024 16:55

Aristokrati e biznesmeni njohur Cubana Chief Priest është bërë personi më i fundit që ndalohet për abuzim me kartëmonedhat, teksa ka kryer dhe më parë hedhjen e tyre në ajër si një gjest celebrimi e popullariteti.

Bamirësi i njohur gjithashtu me emrin Pascal Okechukwu, ka refuzuar fajin për abuzim me kartëmonedhat, por prokurorët thanë se gjesti i tij i përsëritur është një shkelje nëse ato bien në tokë dhe njerëzit i shkelin.

Praktika e njohur si “spërkatje”, kryhet rregullisht në dasmat nigeriane madje dhe në vende të tjera dhe konsiderohet si një lloj celebrimi.

Por zyrtarët e krimit ekonomik në Nigeri thanë se ka në nisur një fushatë kundër “çdo forme abuzimi ndaj kartmonedhës vendase naira”.

Ata po bëjnë shembull Okechukëu duke e akuzuar për dëmtimin e kartëmonedhave 500 naira në një event të mbajtur këtë vit në qytetin më të mëdha të vendit, Lagos.

Pas njoftimit të akuzave Okechukëu u lirua me kusht me garancinë prej 10 milionë naira ($8,600).

Okechukwu është pronar i një bari të njohur në rajonin naftëmbajtës nigerian Delta, ndërsa pas gjyqit foli për miliona ndjekësit e tij në Instagram: “Jam i përulur ndaj mesazheve tuaja të dashamirësisë.”

Disa javë më parë një tjetër personash i njohur në rrjet në Nigeri, Bobrisky u dënua me gjashtë muaj burg për një shkjelje të ngjashme.

Gjykatësi i tha atij se “akti i gjymtimit të kartmonedhave është kthyer në një kërcënim që po dëmton imazhin e vendit”.

Zyrtarët kërkojnë të japin mesazhin se nuk do të tolerojnë gjestet e këngëtarëve apo celebriteteve për shpërndarjen në ajër të kartëmonedhave, edhe pse zakoni është kryer si një ritual gëzimi përgjatë disa dekadave.

Ata thanë se 200 njerëz në të gjithë vendin po ndiqen penalisht për këtë shkelje të re.

FOTO GALERI
3/3
Pascal Okechukwu, ka refuzuar fajin për abuzim me kartëmonedhat, por prokurorët thanë se gjesti i tij i përsëritur është një shkelje nëse ato bien në tokë dhe njerëzit i shkelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA