La me një lojtar më pak katalanasit në humbjen ndaj PSG, Araujo thyen heshtjen pasi u kritikua nga të gjithë

17/04/2024 17:31

Barcelona u eleminua mbrëmjen e djeshme nga Champions duke u mposhtur me rezultatin 1-4 nga PSG në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve.

Kur Barcelona ishte me dy gola në avantazh në rezultatin e përgjithshëm, mbrojtësi qendror, Araujo mori karton të kuq duke u përjashtuar nga ndeshja duke lënë katalanasit me një lojtar më pak.

Shumë prej tifozëve u shprehën të inatosur pas ndeshjes, duke e cilësuar Araujon si fajtor për eleminimin nga gara për trofeun e Champions League.

Vetë Araujo ka thyer heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se e ka përjetuar keq humbjen mbrëmjen e djeshme.

“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, tani po më godet fort. Falenderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, shokët e skuadrës që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Më vjen shumë keq që nuk iu gëzuam. Ne do të përpiqemi përsëri. Força Barça, përgjithmonë”, shprehet Araujo.

Top Channel