“Ishte i kuq”, sinqeriteti i gjermanit, Ter Stegen kundër Xavit

17/04/2024 16:35

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, u shpreh Marc-Andre ter Stegen pas humbjes 1-4 me PSG-në dhe eliminimit nga Championsi.

Portieri i Barcelonës mendon ndryshe nga trajneri Xavi. Ky i fundit protestoi për kartonin e kuq të Araujos, ishte i padrejtë sipas tij, ndërkohë që “gardiani” gjerman shfaqet i sinqertë në lidhje me episodin.

Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin… Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron.

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari. I cili me pritjet e tij ndikoi që disfata e katalanasve të mos ishte edhe më e thellë.

Top Channel