Inside Story/ Portretet e dëshmorëve në zyrën e Ahmetit, kreu i BDI flet për luftën dhe Marrëveshjen e Ohrit

17/04/2024 22:12

Kujtimi i tyre, është skalitur përjetësisht në memorien dhe zemrën e çdo shqiptari. Kjo është pamja që të shfaqet sapo ngjitesh për në zyrën e liderit të Bashkimit Demokrat për Integrim Ali Ahmeti.

Shokët e tij të vrarë në luftë jetojnë jo vetëm në zemrën dhe kujtimet Ahmetit, por janë bashkëudhëtar edhe në betejat e tij politike për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

‘Në hyrje në korridor dhe para zyrës i kam të gjithë shokët e mi të rënë në luftëra dhe pa ata më duket se nuk kam siguri pa ata më duket se nuk e kam qetësinë e duhur po pa ata më duket se nuk jam i fortë sa duhet. Me ata unë jam më i forti kur i kam aty’- u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim

Ato portrete, konsiderohen bashkudhëtare të përhershme për kreun e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Madje, ai na tregon një episod se si mungesa e portreteve e largoi për dy javë nga zyra.

‘Janë të gjithë që i kam patur bashkëluftëtar i kam patur bashkëveprimtar i kam patur drejtues kështu që ata ma bëjnë ditën më të mirë, një herë më kanë munguar sepse piktori që mi ka bërë i ka marrë për një ekspozitë për dy javë, unë për 10 ditë nuk kam ardhur në punë sepse më munguan shumë’-u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim

Në vitin 2001 diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve arriti kulmin. Ata u organizuan në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në vitin 2001 kur shqiptarët e panë që margjinalizohen dhe votohen në të gjitha drejtimet dhe nuk realizohet asnjë e drejtë e tyre dy vjet pas luftës së Kosovës shpërtheu lufta në Maqedoni dhe me këtë rast u arrit marrëveshja paqësore e Ohrit’– u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim.

Në vitin 2001 pakënaqësia arriti kulmin me vetë organizimin e shqiptarëve me UCK në konfliktin 2001 dhe fatmirësisht u mbyll me marrëveshjen e Ohrit e cila jo vetëm që i dha fund konfliktit që mund të eksfalonte në përmasa dramatike, krijojë bazë juridiko kushtetuese për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut’ u shpreh Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA