FOTOT/ Projekti i Manchester City-t në Durrës, ja sesi do të duket “Dyrrah City Football Academy”

17/04/2024 21:33
Projekti për "Dyrrah City Football Academy"

Sot u prezantua projekti i kampusit sportive të Akademisë së Futbollit të Manchester City-t në Durrës.

Të pranishëm në eventin që u organizua nga “Dyrrah City Football Academy” ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Çfarë ra në sy gjatë prezantimit, ishte sjellja e trofeve të fituara sezonin e kaluar nga klubi anglez si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA World Cup.

Ashtu siç është shpjeguar edhe më herët nga vetë kryeministri Edi Rama, projekti që pritet të jetë gati brenda një viti ka të bëjë me një investim të rëndësishëm ku të gjithë talented do të kenë kushtet më të mira për të treguar veten dhe për të arritur një zhvillim sa më të madh në aspektin profesional.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel