U nda se ishte “i përsosur”, Kaka i përgjigjet ish-it: Mos detyroni askënd të qëndrojë me ju

16/04/2024 08:10

Vazhdojnë debatet për ndarjen e Kakásë nga ish-bashkëshortja e tij, Carol Celico.

Ajo pretendoi se u divorcua nga ish-futbollisti i Milanit dhe Realit pasi ishte “shumë perfekt”.

“Ai nuk më tradhtoi kurrë, gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur, diçka mungonte. Problemi është se ai ishte i përsosur për mua,” shpjegoi Celico në një intervistë të fundit, deklaratë që bëri xhiron e botës.

“Kam kaluar një vit duke u përpjekur të përtyp situatën e krijuar”, reagoi Kaka për ndarjen nga Celico.

“Në vitin 2015 isha i martuar dhe bashkëshortja ime në atë kohë vendosi që të ndahej nga unë. Më tha: “Nuk jam e lumtur dhe palumturinë time ia atribuoj martesës”.

“Isha jashtë vendit, jetoja në Shtetet e Bashkuara dhe ajo kërkoi të kthehej në Brazil, fjalët e saj ishin: “Dua të kthehem në Brazil, dua të jetoj atje dhe nuk dua të jem më e martuar. Pastaj lexova librin që titullohej “Prova de Fogo”, një libër i mrekullueshëm për këdo që ka probleme me martesën. E rekomandoj”, rrëfen më tej Kaka.

“Bëra gjithçka që të mos ndodhte divorci, sepse aty hyn konflikti i të krishterit, sepse na mësojnë që i krishteri nuk martohet dhe pastaj divorcohet. Kështu që thashë: “Do të luftoj sa të kem forcë për të luftuar.

Por erdhi një moment kur ajo insistoi dhe tha: “Nuk dua më shumë, thjesht nuk dua”. Këtu historia përfundoi me dy fëmijë të mrekullueshëm: Luca dhe Isabela”, tha Kaka.

“Nëse je i krishterë dhe kërkon Zotin dhe dëshiron të vazhdosh, në rregull, nëse bashkëshorti yt nuk dëshiron, thua amin, shko në paqe. Mos detyroni askënd të qëndrojë me ju”, e mbyll Kaka, në një përgjigje më shumë se të duartrokitur nga ndjekësit e tij. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA