Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e Davide Frattesit, mesfushor italian i Interit.
Të dy prej ditësh përflitet se janë në një lidhje, teksa së fundi media rozë në Itali ka gjetur edhe dy prova që e përforcojnë edhe më shumë vërtetësinë e lajmit, që gjithsesi nuk është pranuar nga asnjë prej të dyve.
Chiara Frattesi ishte në “Allianz Stadium” të Torinos më 7 prill për të ndjekur live ndeshjen mes Juventusit dhe Fiorentinës, ku McKennie ishte titullar si zakonisht në formacionin e bardhezinjve të Allegrit.
Së fundi 22-vjeçarja ka hedhur një foto në rrjetet sociale e rrethuar nga qentë, teksa nuk ngurron të deklarojë pasionin për ta, duke shkruar: E lumtur mes qenve.
Megjithatë syrit të mprehtë të medias nuk i ka shpëtuar fakti që njëri prej qenve është ai i mesfushorit McKennie, i cili ka postuar shpesh foto të tij në rrjetet sociale dhe dallon qartësisht.
Tashmë pas dy provave, pritet që edhe vetë protagonistët të hedhin më shumë dritë për raportin mes tyre, megjithatë e sigurt është që në përballjen e radhës mes Interit dhe Juventusit nuk do të ketë vetëm rivalitet sportiv./SuperSport
Top Channel