“Kemi ardhur për fitore”, Hakimi para përballjes me Barcelonën: Mbappe është shumë i motivuar

16/04/2024 17:52
Mbappe dhe Hakimi

Mbrojtësi i Paris Saint Germain Achraf Hakimi gjatë konferencës për shtyp me trajnerin Luis Enrique pak orë para përballjes me katalanasit në kuadër të Champions League, u shpreh se në Barcelonë presin vetëm fitore.

Ai tha mes të tjerash, se sulmuesi kryesor i skuadrës, Kylian Mbappe është tepër i motivuar për këtë përballje.

“Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar. Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren. Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë”, u shpreh mbrojtësi anësor.

Top Channel