Iniesta së shpejti nis karrierën e re? E zbulon presidenti i klubit arab

16/04/2024 19:39

Andres Iniesta së shpejti mund të fillojë karrierën e tij të re si trajner.

Ish-lojtari i Barcelonës mori pjesë në 14 ndeshje për Emirates Club këtë sezon, 13 prej të cilave si titullar, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë një asistim në Ligën Pro të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Problemi është se skuadra është në vendin e dytë nga fundi, me vetëm 9 pikë, dhe një rënie do të ishte vërtet problem për klubin.

Presidenti Youssef Al-Battran, i intervistuar nga AlQahera News, ishte i qartë për të ardhmen e mesfushorit dhe shpjegoi:

“Gjithçka do të varet nga rezultati i këtij turneu apo jo. Nëse skuadra do të mbijetojë, ne do të nisim negociatat me të për vazhdimin e kontratës, sepse ai është ende në gjendje të shkëlqyer teknike dhe fizike për të qëndruar me ne edhe për 2 ose 3 sezone, por nëse do të biem, unë nuk do të pranoja një lojtar me vlerën e tij të bëjë atë lloj kampionati, do t’i kërkoj të drejtojë ekipin”./ Supersport

Top Channel