Emisioni Fiks Fare  ka sjell për vite investigime mbi mënyrën se si blihej një vend varri në varrezat e Durrësit. Në varreza mbizotëron kaosi. Tabloja është edhe më keq se e një viti më para, vendet janë të zëna me rrethime korniza betoi, një person figuron në 3-4 varre, vende bosh të prenotuara. Askush nuk ndërhyn edhe pse në regjistra nuk është shkruar asgjë. Ama ajo që të bie në sy është se në regjistër është lënë vend bosh për to.

Fiks Fare u rikthye pas 9 muajsh sërish në varrezat e reja siç njihen ndryshe në Durrës. Dhe veç varreve bosh të prenotuara apo blerë nga individë të ndryshëm në mënyrë të jashtëligjshme situata është përkeqësuar. Varret bosh jo vetëm që nuk ishin prishur siç u ishte premtuar gazetarëve 9 muaj më parë, por numri i tyre ishte shumëfishuar edhe në hapësirën e varreve të reja.

Fiksi faktoi me figurë e zë vende bosh të korrnizuara me beton dhe pa emër e foto. Pak metra më tutje vendi sapo ishte zënë pasi betoni ende nuk ishte tharë mirë. Ka dhe vende ende të pa rrethuara por që mbi to janë vënë vazo si për të treguar që është i zënë.

Në të gjithë pjesën e varrezave të reja, ka shumë vende të betonizuara. Pa emra, numra apo të dhëna që përdoren për një varr normal.  Kamera e Fiks Fare shkoi në parcelën ku janë varrosur personat që kanë ndërruar jetë në vitin 2023. Në të gjithë këtë parcelë, ka vende të prenotuara dhe të zëna. Është hedhur vetëm beton, s’ka emra, foto apo data!

Një tjetër vend është betonizuar kohët e fundit. Sërish i njëjti fenomen; pa emër dhe pa asnjë shenjë dalluese se aty prehet dikush. Vendi i prenotuar ndodhet në parcelën ku janë varrosur personat që kanë ndërruar jetë në vitin 2024.

Në hyrje të varrezave, pikërisht pas Kishës, Fiksi faktoi disa muaj më parë se emri i një personi që kishte ndërruar jetë rezultonte në dy vende njëkohësisht. I njëjti fenomen vijonte në të gjithë varrezat e Durrësit, në Spitallë. Madje, emri i një personi rezultonte edhe në 3 vende të prenotuara! Persona që kishin vdekur në 2014 apo edhe në 2019 ngjitur kanë varre me po të njëjtat të dhëna e fotografi.

Me faktet e mbledhura Fiksi iu drejtua Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal Durrës në këto varreza. Tekniku i vënë në dijeni nga gazetarët e Fiksit i shoqëron për tek vendet që Fiksi ka konstatuar. Gjatë inspektimit tekniku shprehet se dikur në 2001 ishte e lejueshme që mund të paguaje një faturë pranë komunales dhe të zeje vend varri, por që nuk funksionon më kështu prej kohësh. Pasi i shohin vendet e zëna nëpër parcela tekniku bashkë me Fiksin kontrollojnë në regjistra se si janë të regjistruara këto varre.

Në regjistra Fiksi vë re se ndërmjet tyre ka shumë rreshta të lëna pa plotësuar, pra të lëna bosh apostafat për persona të tjerë që do të regjistroheshin më vonë. Këtë Fiksi e faktoi me emrin e një zonjës ku në varrë shkruhej se kishte vdekur në vitin 2019, por që në regjistër nuk figuronte askund. Por tekniku i gjetur në befasi si dhe i ri në pozicionin e punës shprehet se mund të jetë e regjistruar në ndonjë regjistër tjetër.

Këtu Fiksi i shtron një tjetër pyetje teknikut se përse në regjistrin e vitit 2004 rezulton i regjistruar një dikush që ka ndërruar jetë në vitin 2011. Dhe ai është regjistruar në këtë regjistër në një nga vendet e lëna bosh pasi ndryshon shkrimi, boja etj. Kurse e ndjera që rezultonte në 3 varre tekniku tregon se është varrosur në parcelën nr 1, ndërkohë në regjistër rezulton në parcelën nr 15, që është lart në kodër.

Aty Fiksi nuk e konstatoi, por që tashmë e ndjera del në 4 varre. Tekniku i vënë para fakteve të pakundërshtueshme shprehet se në terren dhe në regjistra ka shumë gabime.” Në dijeninë time vetëm dy varre janë betonizuar, kamë vënë në dijeni përgjegjësin dhe do prishen. Për të tjera nuk di të të jap përgjigje.

Këtu ekziston akoma ligji i xhunglës. Këtu është abuzuar shumë. Ka ekzistuar ligji i të fortit, apo ka ekzistuar ligji i lekut apo mikut. Juve atë e kapët çfarë të të them unë” përfundon tekniku duke lënë të kuptohet se abuzimet bëhen.  Ndonëse pas një denoncimi që Fiksi ka bërë më parë një ish teknik është arrestuar ,  fenomeni i shitjeve apo zënieve të vendeve të varreve vazhdon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA