FOTOT/ Me shpejtësi të lartë bën parakalimin e gabuar me “BMW”, 29-vjeçarja shqiptare u merr jetën dy të rinjve, vëlla e motër

16/04/2024 16:31
Klevisa Ymeri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29-vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetë luksoze që bën,  bëri një parakalim të gabuar, teksa dyshohet se ecte me 170 km/orë që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.

Mediat kroate shkruajnë se 29-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.

Të rinjtë kroatë që humbën jetën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA