Zbardhja e koraleve, event madhor stresi për gjallesat, thonë shkencëtarët në SHBA (fotot)

15/04/2024 17:49

Koralet në të gjithë botën po humbasin ngjyrat e tyre dhe gjithashtu po vdesin, siç tregojnë të dhënat e fundit të oqeaneve nga administrata e Atmosferës e Oqeaneve në SHBA.

Në raportimin e tyre thuhet se koralet zbardhen duke humbur ngjyrat e tyre nga stresi prej papastërtisë apo ngrohjes së ujërave. Koralet janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të oqeaneve dhe ushqim për peshqit, dhe krijojnë miliona dollarë në vit, shkruan rrjeti BBC.

Koralet e zbardhura mund të duken të bukura në fotografi por shkencëtarët që zhyten drejt tyre thonë se ato duket që janë të sëmura dhe në kalbëzim.

Rrjeti BBC shkruan se shkencëtarët në SHBA, Australi, Kenia e Brazil shprehnin shqetësimin e tyre për gjendjen e sëmurë të koraleve që besohet se vjen nga ngrohja e ujërave.

Për dy javë shkencëtari Neal Cantin fluturoi mbi brezin gjigant të koraleve në Australia që arrin deri në 2,000km.

“Për herë të parë dokumentova një  nivel të lartë zbardhjeje në të tre zonat kryesore të brezit koralor australian”, tha Dr Cantin duke shtuar se shumë prej tyre mund të vdesin.

Koralet janë vitale për planetin dhe quhen ndryshe ‘arkitektët e detit’ teksa në to strehohen 25% e specieve detare.

Studiuesja australiane Anne Hoggett është zhytur në koralet e ishullit Lizard ku gjithashtu raporton zbardhe që prej analizave të shkurtit.

Koralet mund të rekuperohen nga stresi për kjo kërkon kohë dhe kur ato dobësohen janë më të ekspozuara ndaj sëmundjeve dhe mund të ngordhin më lehtë.

Studiuesit thonin se vetëm me anë të reduktimeve të gazeve me efekt serë mund të shpëtohen koralet në terma afatgjatë.

“Nëse nuk jepet mbrojtje për to, koralet do të kthehen nga strehë e gjallesave të detit në skelete, dhe si ato mund ta pësojnë dhe ekosisteme të tjera”, tha Dr McWhorter. //BBC/

FOTO GALERI
1/3
Koralet e zbardhura mund të duken të bukura në fotografi por shkencëtarët që zhyten drejt tyre thonë se ato duket që janë të sëmura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA