VIDEO/ Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët përplasen me njëri-tjetrin për një penallti

15/04/2024 22:38

Një situatë e shëmtuar është shënuar mes lojtarëve të Chelseas, gjë e cila zbehu fitoren e thellë ndaj Evertonit.

Blutë po fitonin me rezultatin 4-0 kur ndodhi situata e shëmtuar teksa gjyqtari akordoi penallti për blutë.

Lojtarët Madueke, Palmer dhe Nicolas Jackson u përplasën me njëri-tjetrin pasi secili kërkonte të ekzekutonte penalltinë.

Aty ndërhyri kapiteni Conor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kalioi te Palmer, që realizoi për 5-0, me golin e tij të katërt personal në këtë ndeshje.

Pamja e shëmtuar me gjasë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga Mauricio Pochettino, që vetëm shikonte afër vijës së fushës.

Top Channel