VIDEO/ “Ja ku është finishi”, hije trukimi për atletët afrikanë, ulën ritmin për të fituar kinezi

15/04/2024 16:31

Dy vrapues nga Kenia dhe një nga Etiopia dyshohet se kanë ndihmuar He Jie të Kinës të fitojë gjysmë maratonën e Pekinit.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në mediat sociale, tre vrapuesit afrikanë duket se me qëllim lejojnë He Jie të Kinës të fitojë gjysmëmaratonën e Pekinit. Organizatorët thanë se kanë nisur një hetim lidhur me çështjen.

Videoklipi i garës të dielën tregon vrapuesit kenianë Robert Keter dhe Willy Mnangat, Dejene Hailu nga Etiopia dhe He të Kinës që i afrohen përfundimit.

Tre vrapuesit afrikanë shihen teksa i tregojnë kinezit vijën e finishit duke e nxitur të mbërrijë i pari dhe në të njëjtën kohë duke ulur shpejtësinë.

Top Channel