Pas 10 vitesh skuadra e Elbasanit ngjitet në superiore! Renditet mes më të mirave të futbollit shqiptar

15/04/2024 15:32

Pas 10 vitesh skuadra e futbollit e Elbasanit ngjitet në kategorinë superiore duke u renditur mes më të mirave të futbollit shqiptar.

E krijuar vetëm tri vite më parë ky klub ka bërë historinë, duke ngjitur shkallët një e nga një nga niveli më i ulët dhe tani e sheh veten aty ku ëndërronte.

Pas falimentimit të skuadrës ekzistuese, Elbasani dikur kampion i Shqipërisë në vitin 2006, e pa veten pa një skuadër dhe të shumtë qenë skeptikët që nuk besuan se një skuadër e nisur nga zero të ngjiste shkallët shumë shpejt.

Në 10 vite ata që nuk u dorëzuan kurrë ishin tifozët verdheblu. Tigrat besuan deri në fund dhe mbushën shkallët e stadiumit Elbasan Arena edhe kur ëndrra dukej e parealizueshme. Pengu më i madh i kësaj arritje është fakti që 90 minutat vendimtare skuadra i luajti në një stadium të boshatisur, me ultrasit që gjetën mënyra alternative për të mos i lënë vetëm, duke hipur mbi taracat e pallatave.

Top Channel