Ndahet nga jeta futbollisti italian, 26-vjeçari u ndje keq gjatë ndeshjes

15/04/2024 14:12

Një lajm i keq nga bota e futbollit në Itali teksa është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare, Mattia Giani. Ky i fundit u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit. Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën./ Super Sport

Top Channel