Televizioni shtetëror i Iranit publikon videon e rreme, pretendon se është momenti kur “marrin hak” ndaj Izraelit, por… ja si qëndron e vërteta

14/04/2024 18:23

Televizioni shtetëror i Iranit ka transmetuar vazhdimisht një video të një zjarri në Kili sot, duke pretenduar se ishte pamje e raketave që godasin me sukses objektivat në Izrael.

Klipi, i transmetuar disa herë gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të sulmit hakmarrës të Iranit, tregon një autostradë në plan të parë, ndërsa një zjarr i madh ndriçom qiellin. Në sfond dëgjohet një grua duke folur në spanjisht.

Videoja ishte një nga disa klipet që tregonin raketat dhe dronët iranianë që kalojnë me sukses përmes mbrojtjes ajrore të Izraelit “minuta më parë” dhe godasin objektivat e paracaktuara, raportoi TV shtetëror.

Por pamjet nuk janë as të fundit dhe as të lidhura me sulmin hakmarrës të Iranit kundër Izraelit.

BBC ka gjetur versionin origjinal të klipit të postuar në TikTok në shkurt, duke treguar një zjarr në Vina del Mar, Kili.

@pat_land evacuando #incendio #achupallas ♬ sonido original – dewill

Disa media të tjera iraniane publikuan gjithashtu klipin me të njëjtin pretendim të rremë.

Top Channel