Nuk ka fitues në “Mapei Stadium”, Sassuolo-Milan ndajnë pikët

14/04/2024 19:43

Sassuolo-Milan ndajnë pikët në takimin e javës së 32-të të Serie A, që rezultoi shumë i luftuar.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 4’ me Pinamonti-n, teksa në minutën e 10’ Lauriente dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Milan pati mundësinë për të rihapur sfidën me Chukwueze në minutën e 18’, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë në minutën e 20’ Leao gjeti golin me një super goditje dhe rihapi këtë takim.

Në minutën e 53’ Sassuolo realizoi golin e tretë me Lauriente-n, duke ua bërë shumë të vëshirë këtë takim “kuqezinjve”.

Vetëm gjashtë minuta më pas Jovic shënoi golin e dytë për Milan-in.

Në minutën e 63’ Chukwueze ishte sërish sërish i pafat, pasi edhe në këtë rast goli tij u anulua për pozicion të parregullt.

Megjithatë, Okafor i cili kishte vetëm dy minuta në fushë, në minutën e 84’ i dhuroi barazimin Milan-it.

Pas kësaj përballjeje, Sassuolo renditet në vend të 19-të me 26 pikë, teksa Milan në vend të dytë me 69 pikë.

Sassuolo-Milan (3-3)

Java e 32-të, Serie A

84′-Goool! Okafor merr topin nga Gabbia dhe e finalizon në fund të rrjetës, duke i dhënë barazimin Milan-it.

Top Channel