Nata e Kylian Mbappé, zgjidh i vetëm ndeshjen me 3 gola në fitoren 4-1 të Real Madridit
Momente frike në ndeshjen Udinese – Roma, pasi mbrojtësi, Evan Ndicka, i cili vuan nga një sëmundje, u rrëzua në fushë në minutën e 71-të.
Ndihma e parë atij iu dha nga shokët e të skuadrës, teksa Svilar kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe tërhoqi vëmendjen e arbitrit.
(Videon e gjeni duke klikuar KËTU)
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë me defibrilatorin, pasi Ndicka e bëri të qartë se ndjeu një dhimbje në gjoks.
Ai u transportuar në spital, ku do të qëndrojë nën vëzhgim gjatë gjithë natës, por jashtë rrezikut për jetën.
La squadra ha fatto visita a Ndicka in ospedale.
Evan si sente meglio ed è di buon umore. Resterà in osservazione per accertamenti in ospedale.
Forza Evan! ?#ASRoma pic.twitter.com/M2PfNeqOoq
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 14, 2024
Në faqen zyrtare të Romës në rrjetet sociale, është postuar edhe një foto nga spitali, teksa Ndicka shfaqet i qeshur.
“Skuadra vizitoi Ndicka në spital. Evan ndihet më mirë dhe po ashtu është në humor. Forca Evan”, thuhet në këtë postim.
Top Channel
Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme