Karrierën e vendos interneti/ Sondazhi, 46% e të rinjve shqiptarë i besojnë më shumë teknologjisë se familjes

14/04/2024 12:45

Të rinjtë i kanë shumë të rëndësishme këshillat për karrierën, pasi ato janë vendimtare për të ardhmen e tyre.

Një anketim i Fondacionit Europian për trajnimet doli në përfundimin që në Shqipëri të rinjtë konsultohen nga internet kryesisht për profesionin që do të zgjedhin. Janë rreth 46%. Ndërsa më pas renditen familja dhe miqtë.

 “Këshillimi për karrierën duhet të fillojë që në klasën e 7 dhe të 8 të shkollës 9-vjeccare. Aty ku një nxënës merr drejtimin mes shkollës së mesme të përgjithshme dhe asaj profesionale. Së dyti duhet të ndërtohen sisteme administrative në shkollë për mësuesit, në mënyrë që në çdo mbledhje me prindër t’i rekomandojë prindër dhe nxënës mbi prirjet që shfaq në përditshmërinë e tij në shkollë. Është e domosdoshme të trajnohen 50-60 specialistët e parë në nivel kombëtar për të ofruar këshillimin ë karrierës në mënyrën e duhur.

Për t’u shoqëruar mbas 2 vitesh pilotim më një licencim të këtyre profesionistëve. Më pas duhet të mendohet seriozisht këtë radhë për një tekst në shkolla që të shërbejë si manual hapash nëpër të cilat një I ri sot duhet të eci. Për të arritur shumë më shpejt tek profesioni dhe karriera e tij. Në botën e zhvilluar, në Amerikë sistemi i shkollave Mostesori, të mësuarit përmes argëtimit, ekziston që në vitet 70. Sot një nxënës nuk ka pse mëson matematikë nga klasa e parë deri në vitin e tretë, por merr sa i duhet nga shkencat ekzakte, i ndërlidh me aftësi të tjera për të realizuar një produkt dhe një specialitet të aftë për tregun e punës”, u shpreh Erion Muça, ekspert për karrierë profesionale.

Top Channel