Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj ditën e djeshme në ambientet e zyrave shtetërore në një Qendër Sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Sevçla ka thënë se rastet si vrasje e djeshme ‘janë thirrje për reflektim për të gjithë ne, si institucione dhe si shoqëri”.
Ai është shprehur se do të zbardhet ngjarja dhe përgjegjësia për çdo zyrtar.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, ka shkruar Sveçla.
Top Channel