VIDEO/ Neymar sërish në qendër të kritikave, luan poker në ditëlindjen e vajzës

13/04/2024 13:45
Neymar në ditëlindjen e vajzës së tij

Futbollisti brazilian Neymar është vënë sërish në qendër të kritikave nga ana e tifozëve pas një videoje të publikuar së fundmi në rrjet.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG i cili prej disa kohësh është jashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi të rëndë, shfaqet në video teksa festoon ditëlindjen e vajzës së tij, lajm që e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë nuk kaloi pa u parë fakti që edhe pse ishte në festën e ditëlindjes së vajzës, Neymar nuk heq dorë nga pokeri. Në telefonin e tij duket qartë teksa luan një lojë pokeri online. Kjo ka shkaktuar kritika të shumta nga ana e tifozëve të futbollit.

Top Channel