Tentoi të godiste gjyqtaren pas vendimit për pronën, arrestohet 63 vjeçari në Lushnjë

13/04/2024 12:38
Arrestimi i 63 vjeçarit në Lushnjë

Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi tentoi të godiste gjyqtaren pas një vendimi që kjo e fundit dha në përfundim të seancës gjyqësore për çështje pronësie.

Në pranga ka rënë 63 vjeçari J.K banues në Sarandë. I arrestuari e ka cilësuar të padrejtë vendimin e gjyqtares për pronën që pretendonte se i përkiste atij dhe për rrjedhojë e ka fyer dhe ka tentuar ta godasë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.

Top Channel