Kryebashkiakia e një qyteti verior norvegjez i ka shkruar Komisionit Evropian se kërkon të zgjasë ditën zyrtare të lokalitetit në 26 orë, ndërsa orat për matjen e saj do të arrijnë deri në 13 ndarje.
Rajoni arktik thotë se kërkon ndryshimin për t’u përshtatur më mirë “me stilin unik” të jetesës atje.
Wenche Pederson, kryebashkiake e Vadso në rrethin Arktik, i ka dërguar letrën Komisionit Evropian dhe shpreson të marrë aprovimin për kohëmatjen e re.
Arsyeja e ndryshimit sipas Pederson është “celebrimi e promovimi” i mënyrës lokale të jetesës pasi vendi nuk po arrin të shtojë banorët e tij dhe ora e re mund të promovojë atë që vendi ofron.
Ajo tha: “Gjëja më e mirë për të jetuar këtu është koha, prandaj menduam një ndryshim të tillë”.
Por Pederson shtonte për rrjetin Politico se nuk kishte shumë shpresa që ndryshimet e saj të pranoheshin. “Të ndryshosh orat nga 12 në 13 ndarje është diçka që duhet ta provojmë si do të shkojë … nuk besoj se ata do të pranojnë menjëherë dhe ne nuk i kemi menduar të gjitha detajet”, tha bashkiakja.
Në letrën për krerët e BE ajo shkruante: “Ne kemi këtë projekt për ‘Më shumë kohë’, me qëllim të celebrojme e promovojmë stilin tonë unik të jetesës, peshkimin, gjuetinë shoqërinë me familjarët e studimin”.
Ajo shton se rajoni ka një stil jetese më të ngadaltë dhe të bazuar te komuniteti.
Por Pederson tha se është e rëndësishme që të ketë një popullatë të shëndetshme.
“Ne këtu nuk vrapojmë pas trenave e autobusëve për të shkuar në punë. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e Norvegjisë dhe duam më shumë kohë për të qenë me miqtë e familjarët tanë”.
Por letra për zyrtarët evropianë nuk duket se ka shumë shanse pasi për ndryshime të tilla nevojitet miratimi nga vendet anëtare dhe jo nga një trup juridik, thonë ekspertët.
Top Channel