Lecce rikthehet te fitorja, mposht Empoli-n në “Stadio Via del Mare”

13/04/2024 19:29

Lecce rikthehet te triumfi dhe atë e bën ndaj Empoli-t në shtëpi, në takimin e javës së 32-të të Serie A.

Ndeshja rezultoi shumë e luftuar, me miqtë që gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 5’ me Cerri-n, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR, për shkak se pak sekonda më parë Caprile kishte dalë nga zona me topin në duar.

Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 89’, kur Sansone shfrytëzoi shkujdesjen e mbrojtjes së Empoli-t dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhuruar triumfin Lecce-s.

Pas këtij takimi Lecce renditet në vend të 14-të me 29 pikë, teksa Empoli në vend të 16-të me 28 pikë./Super Sport

Top Channel