Top Channel udhëton në rrethinat e Tiranës ne ciklin e emisioneve “Jashtë Vijës së Verdhë”, që nis nga sot transmetimin dhe vijon çdo të shtune ne orën 12:45, një program në bashkëpunim me fondacionin mediatik Dritan Hoxha.
Në episodin e parë gazetari i Top Channel, Ardi Pulaj zbulon liqeni i Paskuqanit dhe atë të Çerkezës me biçikletë. Panoramat që këto dy liqene ofrojnë tashmë mund të arrihen edhe me dyrrotake.
Shtimi i vizitoreve në zonat jashtë Tiranës ka ndikuar pozitivisht dhe te jetesa e banorëve, qe kthehen në sipërmarrës
Përveç turizmit, që po zhvillohet ne rrethinat Tiranës banorët vijojnë të merren me bujqësi e blegtori, bletë rritjen, teksa investimet ne infrastrukturën rrugore, ujësjellës kanalizimeve e shkollave, vijojnë.
Top Channel