Ballkani fiton në transfertë, “poker” i Dritës! Feston edhe Gjilani

13/04/2024 18:03

Fitojnë Ballkani dhe Drita, ndërkohë që feston edhe Gjilani.

Në Kosovë po zhvillohet një garë emocionuese për titullin kampion, sukses të cilin e duan Ballkani, Drita dhe Llapi.

Kampionët në fuqi iu falën golave të Nazmi Gripshit (p) dhe senegalezit Danfa për të thyer 0-2 Feronikelin. Skuadra e Ilir Dajës kryeson me 59 pikë, dy më tepër se Drita.

Ekipi nga Gjilani triumfoi 4-2 përballë Lirisë së vendit të fundit, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin dardan. Maliqi, Krasniqi, Domi (aut) dhe Dabiqaj ishin autorët e golave për vendasit.

Tri pikë të arta për mbijetesën siguroi edhe Gjilani falë suksesit 1-2 kundër Prishtinës. Miqtë iu falën golave të Shabanit dhe Ismajlit, ndërkohë që nuk pati vlerë për kryeqytetasit realizimi i Nimanit.

Java e 31-të mbyllet të dielën me takimet Dukagjini-Llapi dhe Fushë Kosova-Malisheva./ Super Sport

Top Channel