Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

62-vjeçari Etem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjes.

Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda. 62-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinojnë trafikun.

Top Channel