“Presim krahëhapur gjithçka që vjen nga Franca”, Rama në konferencë me Macron: Nëse një ditë do keni nevojë për dikë, thërrisni një shqiptar

12/04/2024 17:30
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emanuel Macron

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës që mbajti me presidentin francez, Emanuel Macron e falenderoi këtë të fundit për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe nxitjes për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Franca është gjithmonë e më e pranishme në Shqipëri dhe rajon me projekte të ndryshme, ndërsa u shpreh i bindur se do të kishte edhe më shumë bashkëpunim mes dy vendeve.

“Ka gjëra që po marrin formë, është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për investimin francez për ndërtimin e dy parqeve foto voltaike të rajonit. Duam të bëjmë më shumë, jam i sigurt se do bëjmë më shumë. Do presim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca. Sepse kur Franca mbërrin, nuk është vetëm një çështje parash, por njohje dhe diturie”– tha Rama.

Më tej Rama nënvizoi edhe një virtyt për të cilin njihen shqiptarët.

“Ne shqiptarët nuk jemi të pasur apo të mëdhenj, por kemi aftësi, jemi besnikë, gjë që është unike. Nëse një ditë do keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”– shtoi kryeministri.

Top Channel