Një 21-vjeçare u vra me armë zjarri nga bashkëshorti këtë të premte në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj 15 vjeç në Ferizaj, ndërsa konfirmon se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një vrasje.

“Sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër – i mitur, ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, është arrestuar i dyshuari 36-vjeçar me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit dhe mbi të rëndon vepra penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit [të dyshuarit për vrasje], Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, theksohet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA