Një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë dyqan për këmbim valutash në Durrës.

Ai ka hyrë në dyqan dhe përmes një pistoletë lodre, ka tentuar të marrë një shumë parash.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel