Formula 1/ Zbardhet kalendari i Botërorit 2025, ja kur Hamilton debuton me Ferrarin

12/04/2024 18:15

FIA dhe Formula 1 shpallën këtë të premte kalendarin për vitin 2025, moment kur Lewis Hamilton do të debutojë te Ferrari.

Dhe nëse gjithçka shkon siç pritej, gara e parë e britanikut për skuderinë italiane do të jetë në Australi, në fundjavë, më 14 deri më 16 mars. Aty do të nisë sezoni 2025, i cili do të ketë 24 gara.

Fakti që Ramazani i vitit të ardhshëm do të jetë në mars, bëri që gara e Bahreinit dhe ajo e Arabisë Saudite të zhvendosen në kalendar, për t’u zhvilluar në prill.

Botërori përfundon më pas në Abu Dhabi, në fundjavën e  5 deri më 7 dhjetor, që do të jetë java e tretë radhazi me Grand Prix në SHBA (20 deri në 22 nëntor) dhe Katar (28 deri në 30 nëntor).

Top Channel