Agjencitë  mashtruese të udhëtimit janë bërë objekt trajtimi disa herë në emisionin Fiks Fare.

E tillë është edhe agjencia Dhales Tours në Tiranë me zyrë pranë pallatit “Asllan Rusi”. Kjo agjenci sipas denoncimeve të ardhura në Fiks Fare mashtron qytetarët gjasme duke iu prerë bileta e më vonë i njofton se është anulluar fluturime dhe se së shpejti do u bëjë rimbursimin, gjë të cilën nuk e bën. Por me një kërkim të lehtë në internet për këtë agjenci nuk ishte e para herë që mashtronte qytetarët. Ajo që bëri super lajm vjet në sezonin veror është se si kjo agjenci kishte mashtruar një çift ku u kishte marrë lekët dhe i kishte lënë në mes të Athinës.

Në Fiks Fare u ankua znj. Edlira Bardhi e cila është emigrante në Greqi. Asaj në dhjetor i ka ndodhur një fatkeqësi ku i ndërroi jetë i ati kështu që erdhi në Shqipëri. Pas ceremonisë mortore ajo do rikthehej sërish në Greqi dhe ka kontaktuar me agjencinë në fjalë ku ka prerë dy bileta avioni me vlerë 170 euro. ” Pasi kontaktova me agjencinë më nisën dy kode biletash për fluturim në dt 9 dhjetor. Pronarja më nis llogarinë bankare ku duhet të bëja pagesën , por që unë nuk kisha mundësi ta bëja me kartë dhe kështu dërgova tim vëlla tek zyra ku më thanë që bëri pagesën kesh” shpjegon denoncuesja.  Pas dy ditësh që ishte bërë pagesa Edlira njoftohet nga agjencia se fluturimi ishte anulluar. Në këto kushte ajo i kërkon agjencisë rikthimine  pagesës të cilës i thonë të kalojë ta marri nga zyra dhe ku u bë pagesa. ” Që nga ajo  ditë e deri më sot im vëlla ka shkuar çdo ditë në agjenci dhe e ka gjetur të mbyllur. lekët ende nuk më janë kthyer”  thotë Edlira.

Ajo kërkon ndihmën e Fiksi jo për shumën monetare se sa për gjestin dhe mashtrimin që i është bërë duke e demaskuar këtë agjenci, për mos ta pësuar të tjerët.

Fiksi shkoj pranë zyrës së kësaj agjencie që ndodhet pas pallatati të sporti “Asllan Rusi” për disa ditë me radhë nuk arrinte të gjente  vajzën që kishtë mashtruar e cila quhet Jetmira Dhales. Pas disa përpjekjesh arriti të flasë me vajzën që fillimisht thotë se e ka kaluar në llogarinë e vëllait i cili kishte bërë pagesën. Kështu arrinë të përcjell edhe gazetarët e Fiksit duke u thënë se do u çojë faturën e bankës. Kjo gjë nuk ndodhi, atëherë Fiksi kontakton Jetmirën e cila sikurse kishte bërë me denoncuesen dhe vëllain e saj gjente justifikime. Ajo madje la edhe takim ku do të kthente edhe lekët. Takimi që e  shtyu për ditën tjetër.

Ditën tjetër Fiksi paraqitet pranë zyrës ku e gjen të mbyllur dhe bisedon më agjencitë aty pranë, ku tregojnë që Jetmira sapo kishte ikur. Madje tregojnë që ajo vjen shumë pak dhe me intervale të shkurtra kohore. Me pak fjalë fshihej nga pasagjerët, pasi shumë persona paraqiteshin çdo ditë dhe e kërkonin. Fiksi kontakton sërish me vajzën e cila sërish gjen justifikime. Fiksi këmbëngul shumë dhe pret për disa orë, por Jetmira nuk shfaqet. Në një moment të caktuar një zotëri i njërës prej zyrave aty pranë u kalon gazetarëve të Fiksit  Jetmirën në telefon e cila thotë që lekët do ua jepte zotëria.

Ashtu ndodhi, zotëria i ktheu vëllait të denoncueses 170 euro.

Top Channel