Protestuesit hedhin molotov drejt bashkisë/ Shkatërrojnë murin metalik të policisë, tentojnë të hyjnë me forcë

11/04/2024 14:05

Opozita u mblodh sërish poshtë zyres së Erion Veliajt për të protestuar pas arrestimit të disa ish-drejtorëve të Bashkisë se Tiranës të vënë nën akuzë për nga SPAK për korruopsion.

Keshilltarët e opozitës tentuan të futeshin në ambientet e Bashkisë, por pa sukses.

“Duam të depozitojmë një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak dhe gjithashtu kerkojme audit te jashtëm të financave të Bashkisë”– tha Ilir Alimehmeti.

Fjalët i lanë shumë shpejt vend veprave. Keshilltarët e opozitës thirren në ndihmë protestuesit për të hapur dyert forcërisht.

“Ne do të hymjë sot në bashki me çdo cmim”– tha Tedi Blushi.

Thirrjet per tu futur me cdo menyre ne Bashki, u shoqëruan me koktej molotovi drejt godinës.

Ne vijën e parë të protestuesve që perplaseshin me policinë ishin keshilltarët e djathtë bashkiak ndërsa zyrtarë të Rithemelimit qëndruan disa hapa më larg.

Me largimin e protestuesve këshilltarët e opozitës iu drejtuan hyrjes së Bashkisë, por u perballën me dyert e mbyllura.

“Na u tha keni thyer nje xham te bashkise dhe s’mund te futeni”– u shpreh Alimehmeti ndër të tjera.

Ndryshe nga sa paralajmëruan keshillarët e djathtë u larguan ndërkohë vendin e tyre e zunë eksperte të kriminalistikës të cilët nisen mbledhjen e provave.

FOTO GALERI
1/74

Top Channel